Miniera e Bulqizës, zona D jashtë funksionit

09/04/2012 00:00

Në zonen D në minierën e Bulqizës vijojnë shembjet e tokës për shkak të shfrytëzimit në mënyre barbare të rezervave.

Ajo që inxhinieri i vjeter i minierave te Bulqizes Jorgo Kola paralajmeroi, ndodhi. Tashmë një fenomen tjeter ka ndodhur perseri ne zonen D, ku eshte shembur salla e motorr-kompresorëve, e cila përdoret per dergimin e ajrit neper galeri.

Shembja e kesaj ndertese ka ardhur si pasoje e fundosjes se dyshemese se salles se motorrëve, duke e nxjerre jashte funksionit. Prej kohesh ekspertet e minieres kane vendosur tabela, ku paralajmërojne rreziqet ne shume vende te zones D, por siç duket kjo nuk eshte marre parasysh nga firmat qe punojne ne keto galeri jashte çdo kushti teknik.

Shfrytezimi barbar pa asnje lloj kriteri ne keto galeri siç duket po rrezikon seriozisht jeten e minatoreve. Edhe pse nga ana e policise dhe strukturat e krimeve ekonomike vazhdojne te bejne kontrolle ne pjesen e zones D per te shmangur shfrytezimin e paligjshem, duket se kjo nuk ka dhene rezultat.

Top Channel