Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaron se ndryshimi i himnit, për
shkak të një vargu, ku pretendohet se ka elemente diskriminues është
thjesht një ide dhe nuk do të marrë karakterin e një kërkese të
mirëfilltë.

Gjatë një emisioni televiziv, Avokati i Popullit shikon vend për ndryshim, në vargun e himnit: “Kush është burrë nuk dorëzohet”, duke iu referuar fjales ‘burrë’, që sipas tij lë pa përfshirë në himnin kombëtar, gratë.

“Kam përshtypjen që ajo ka qenë dhe mbetet një ide, pavarësisht jehonës së madhe që pati në shtyp. As kam mundësi dhe as urdhëroj njeri të ndryshojë, aq më tepër himnin, që e kam shumë përzemër. Ka qenë një ide që shoqëria le ta përtypë dhe të mendojë për të”, tha Totozani.

Sipas Avokatit, fjala ‘burrë’, në vargun e lartpërmendur, mund të zëvendësohet me fjalën shqiptar, çka sipas tij përfshin këdo që ndien veten shqiptar.

Në një deklarate te institucionit te Avokatit te Popullit thuhet se “Avokati eshte shprehur se me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, ndoshta eshte rasti qe per hir te barazise mes burrave dhe grave te ketij vendi mund te fillojme me një epokë të re me një ndryshim të vogël, qoftë edhe në himnin kombëtar duke shtuar përveç burrave edhe gratë”.

Nderkohe, Avokati Igli Totozani e dha deklaraten, pas një takimi të zhvilluar me ministrin e Punes, Ksera dhe tetë familjet rome qe pritet te strehohen perkohesisht ne ish-repartin ushtarak, qe kishte premtuar pak kohe me pare Ministria e Punes.

Familjet rome pervecse do te akomodohen ne repart, nuk do të lejohen më të lypin, por do te perfshihen ne programet e Ministrise se Punes për punësimin e tyre.

Top Channel