Aksident rrugor, vdesin bashkëshortët, plagoset djali

09/04/2012 00:00

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një çifti të moshuarish dhe plagosjen rëndë të djalit të tyre ndodhi paraditen e së hënës.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Ballsh, kur një makinë tip fuoristradë, në të cilën udhëtonin bashkëshortët Ramadan dhe Anife Minaj, përkatësisht 76 dhe 70 vjec, si dhe djali i tyre Vladimir Minaj 38 vjeç doli nga rruga në vendin e quajtur kthesa e Visokës, duke përfunduar në greminë.

Familja Minaj po udhëtonte drejt Tiranës dhe vinte nga Greqia, ku jetonte prej disa vitesh. Shkak i këtij aksidenti mësohet se ka qenë shpejtësia e madhe e lëvizjes së mjetit dhe lagështia në rrugë. Drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me një pemë dhe më pas ka rënë në humnerë.

Ramadan Minaj ka gjetur vdekjen e menjëhershme ndërsa gruaja e tij humbi jetën pak minuta pasi mbërriti në spital. Ndërkohë, 38-vjeçari ndodhet në spital ku po merr ndihmën e mjekëve. Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit, por dyshimet e para bien në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i mjetit.

Top Channel