" /> ">

Elbasan, makina përplas për vdekje kalimtaren

07/04/2012 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuara është regjistruar në
mesnatë në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit, në
vendin e e quajtur “Lulet”.

Burimet nga policia lokalë bëjnë me dije se mjeti tip benz me targa të Elbasanit, me drejtues Ardian Cerriku 23 vjeç ka përplasur për vdekje Hava Kolecin, 63 vjeç, banuese në Elbasan.  Gjatë  momentit të aksidentit, viktima  ka qenë duke kaluar rrugën.

Nga përplasja e madhe, 63-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të shumta që kishte marrë në trup. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor dhe ka nisur punën për zbardhjen e saktë të rrethanave të aksidentit.

Ndaj drejtuesit te mjetit u mor masa e arrestit ne flagrance per vepren penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Fushë Krujë-Milot, vritet në aksident polici

Një aksident me pasojë vdekjen e oficerit të policisë së burgut të Fushë Krujës dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e se premtes në autostradën Fushë Krujë-Milot.

Sipas policisë, Islam Isufi 40-vjec,i cili drejtonë makinën tip ‘Peugeot’ ka mbetur i vdekur, si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërkohë që pasagjeri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Nga hetimet paraprake mësohet se Isufi është mundur të parakalojë në këtë aks rrugor me mjetin e tij si pasojë është përplasur njeheresh me 2 trajlera, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.
 

Top Channel