Korçë, Olldashi inspekton banesat sociale

06/04/2012 00:00

Implementimi i projekteve të qeverisë shqiptare për familjet e pastreha
në qytetin e Korcës është një model që duhet vënë në zbatim  në cdo
qytet të Shqipërisë.

Gjatë një inspektimi të kryer në banesat sociale të ndërtuara nga Enti Shtetëror i Banesave , ministri i Transporteve dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi ka vlerësuar punën e qeverisë në mbështetje të këtyre familjeve jo vetëm përmes projektit të ndërtimit dhe shpërndarjes së apartamenteve, të cilat likujdohen nga familjet përgjatë viteve, por edhe format e kredive që aplikohen me interes 3% ose 0%.

Përgjatë 7 viteve të qeverisjes, sipas tij janë strehuar 713 familje nga qeveria shqiptare, ndërkohë që ende shumë të tjerë janë në pritje të kësaj mundësie.

Qyteti i Korcës është ndër më problematikët përsa i takon strehimit, i cili mbetet në shifra ende të larta. Sipas të dhënave rreth 2400 familje janë të rregjistruara në zyrat e strehimit duke pritur për të përfituar një nga format e strehimit të mundësuara nga këto projekte.

Top Channel