Korçë, sherr mes njëri-tjetrit, plagosen emigrantët

06/04/2012 00:00

Dy persona të sapo kthyer nga emigrimi në Greqi mbetën të plagosur në mesnatë pas një sherri banal.

Sipas policisë lokale mësohet se ngjarja ka ndodhur teksa dy shtetasit nga Puka, Preng Ndoj dhe Dritan Prenga janë ndalur në një prej lokaleve 24 orësh të qytetit të Korçës.

Ata jane konfliktuar per motive banale me nje 35-vjeçar te identifikuar si Genti Felaj banues i lagjes numer 7 te qytetit. Ky i fundit ka nxjerre nje thike dhe ka goditur disa here dy emigrantet dhe eshte larguar.

Burime nga spitali rajonal i Korces bene me dije se Preng Ndoj eshte ne gjendje te rende per jeten si pasoje e plageve te shumta te marra ne pjesen e barkut ndersa shoku i tij eshte ne gjendej disi me te mire. Pas ngjarjes policia ka bere te mundur arrestimin e autorit si dhe sekuestrimin e armes se krimit.

Top Channel