Gjendet një 44-vjeçar me djegie të mëdha

06/04/2012 00:00

Një 44-vjecar është plagosur gjatë orëve të para të mëngjesit me djegie
në trup. Burime policore bëjnë të ditur se i plagosuri është Andon Kola.

44- vjeçari mendohet se është punonjës në puset e naftës në Marinxë dhe dyshohet se ai është aksidentuar gjatë punës, gjë e cila i ka shkaktuar dhe plagosjen me djegie në trup.

Pritet që në orët në vijim të zbardhet e gjithë ngjarja që ka ndodhur gjatë orëve të natës, ndërkohë që për shkak të gjendjes së rënduar, punëtori ndodhet për kurim në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Ndërkaq, Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen, ndërsa janë marrë edhe disa dëshmi.

Përmet, pranga vëllezërve grabitës

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë pasi kanë grabitur transformatorin e një kabine elektrike. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinokash në rrethin e Përmetit dhe në pranga kanë rënë; Afrim Mahmuti, 22 vjeç dhe Diellor Mahmuti, 25 vjeç, të dy lindur dhe banues në fshatin Ballaban – Përmet.

Policia ka arritur të sekuestrojë bobinat e grabitura të transformatorit si dhe një një armë  zjarri automatike, pushkë automatike.

Top Channel