Fushë Krujë-Milot, vritet në aksident polici

06/04/2012 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e oficerit të policisë së burgut të Fushë
Krujës dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur mesditën e sotme në
autostradën Fushë Krujë-Milot.

Sipas policisë, Islam Isufi 40-vjec,i cili drejtonë makinën tip ‘Peugeot’ ka mbetur i vdekur, si pasojë e një parakalimi të gabuar, ndërkohë që pasagjeri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak.

Nga hetimet paraprake mësohet se Isufi është mundur të parakalojë në këtë aks rrugor me mjetin e tij si pasojë është përplasur njeheresh me 2 trajlera, dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia nis hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Top Channel