Durrës, tre në pranga, do ekstradohen në Itali

06/04/2012 00:00

Tre shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik
lëndësh narkotike, njëri prej tyre dhe për pjesëmarrje në organizata
kriminale janë kapur nga Shërbimet e Antikrimit të Organizuar të
Policisë së Durrësit.

Të tre të kërkuarit janë dënuar në kohë të ndryshme me 65 vjet burgim në total nga drejtësia italiane. Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e Drejtorisë së Policisë së qarkut Durrës, bëri të ditur emrat e personave në kërkim të kapur të cilët do të vihen në dispozicion të autoriteteve italiane. Ata janë Eni Mullaj, Altin Bejko dhe Xhorxh Deda.

Mbi 34 vjeccarin Eni Mullaj i dënuar në Shqipëri më parë për armëmbajtje pa leje, përvecc veprës penale të trafikut të lëndëve narkotike është shpallur fajtor dhe për pjesmarrje në organizata kriminale, vepra për të cilat është dënuar me 30 vjet heqje lirie. Pas kapjes nga policia shqiptare, tre shtetasit do të qëndrojnë në pritje të ekstradimit drejt shtetit fqinj.

Top Channel