Komuna Gjoricë, ‘inertet’ dëmtojnë rrugën

05/04/2012 00:00

Vijon në lumin Drin në komunen Gjoricë shfrytëzimi jashtë afateve
ligjore të inerteve të shtratit të lumit. Pak dite me pare Top Channel
denoncoi rastin në fjalë, megjithatë në këtë zone vijon puna për marrjen
e inerteve.

Ato perdoren nga nje kompani qe eshte kontraktuar per ndertimin e nje rruge te re ne zone. Banoret e zones jane ankuar per fenomenin per shkak se marrja e inerteve ne lume shume prane rruges ka demtuar kete te fundit. Nga ana e komunes Gjorice ka patur ankesa edhe ne institucionet qendrore. Ligji parashikon ndalimin e shfrytezimit te shtratit te lumenjeve nga muaji tetor deri ne muajin maj.

Pak dite me pare u ngrit shqetesimi per shfrytezimin e inerteve në lumin Drin, në kundërshtim me ligjin. Ura e Çerenecit rrezikohet për shkak se pranë saj janë duke u hequr inertet dhe këmbët po dalin mbi sipërfaqe.

Inertet që merren në lumë përdoren për të shtruar rrugën, Ura e Çerenecit – Librazhd e cila ka filluar para disa ditësh.

Kryetari i Komunës Gjoricë ka shprehur shqetësimin për këtë situate dhe ka kërkuar nga firma ndalimin e shfrytëzimit të inerteve të lumit Drin.

Dëmtimi i kësaj ure edhe për një kohë të shkurtër do sillte probleme shumë të mëdha për banorët e kësaj zone e cila vuan nga mungesa e infrastrukturës.

Elbasan, shfrytëzimi i inerteve rrezikon urën

Shfrytëzimi i inerteve në perroin e Kushës është kthyer në një problem serioz për banorët e fshatit Kozan. Mjetet e rënda kanë nisur që të gërryejnë edhe afër një ure, mjaft të amortizuar, duke rrezikuar shembjen e saj.

Banorët kërkojnë ndaljen e shfrytëzimit të këtij baseni ujor, pasi në të kundërt rrezikojnë që pesë fshatra të mbeten të izoluar. Kryepleqtë e fshatrave pretendojnë se inertet e përfituara nga shtrati i përroit përdoren për shtrimin e punimeve të rrugës ne tunelin Elbasan-Tiranë.

Ura e cila tashmë ka nisur të dalë jashtë funksionit është një domosdoshmëri jetike  edhe për nxënësit e shkollës së ciklit  9 -vjeçar të këtij fshati.

Përroi i  Kushës, gjatë periudhës me reshje shiu bëhet tepër i rrezikshëm dhe e rrëmbyeshëm. Një vit më parë ky basen ujor shkaktoi përmbytje masive në Komunën e Bradasheshit dhe varrezat e  kësaj zone.

Top Channel