Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit ka ndërmarrë një sondazh në website-n e tij, duke ftuar përmes të gjitha formave, qytetarë të
ndryshëm të shprehin mendimet e tyre, nëse pesë emisione të paracaktuara
nga KKRT–ja, e shkelin ose jo etikën.

Duke dalë jashtë funksionit të saj, në mënyre duket të qëllimtë, KKRT-ja ka paragjykuar pesë emisione duke orientuar votuesit të zgjedhin njërin prej tyre.

Në sondazh janë përfshirë emisionet “Portokalli”, “Big Brother”, “Zonë e Lirë”, “Aldo Morning Show” dhe “2XL”.

Anëtari i KKRT-së, juristi Gent Ibrahimi i kontaktuar nga Top Channel thote se gjykimi nëse një emision shkel ose jo etikën është në funksion ligjor të Këshillit të Etikës pranë KKRT-së dhe nuk ka asnjë arsye përse të jetë pjesë e opinionit publik. “Nëse Këshilli i Etikës gjykon se është shkelur etika, ai ndërmerr një vendim zyrtar”, përfundon zoti Ibrahimi.

Edhe Henri Çili mendon se sondazhe të tilla mbi etikën, nuk mund te jene pjese e shumicës, por e nje grupi njerëzish të specializuar.

“Këto janë çështje ekspertësh, çështje vlerësimesh, madje çështjet etike janë tagër i gjykatave të niveleve nga nivelet më të lartat. Në këtë kuptim më duket e pavend, kjo që ka bërë KKRT-ja dhe do të thoja që është një praktikë e papërshtatshme që duhet hequr. Ka një Komisioni Etike, nëse një emision apo një tjetër shkel etikën, nuk është çështje përqindjesh, nuk është çështje e votimit popullor është çështje e vendimit të disa ekspertëve, siç e ka parashikuar ligji”, thotë Çili.

Publicisti Dritan Hila, mendon se KKRT-ja ka paragjykuar televizionin Top Channel duke futur ne listen e ketij sondazhi dy emisione, qe kanë shikueshmeri shumë të lartë e që pasqyrojne realitetin shqiptar.

“Etika, si pjesë e estetikës është një çështje që është në evoluim e sipër. Ndryshe e kemi konceptin ne që jemi qytetarë, ndryshe e ka një njeri tjetër, i cili vjen nga zonat rurale. Prandaj them që është një gjë shumë e vështirë për t’u cilësuar nga këta njerëz, nëse Top Channel ka apo nuk ka shkelje të etikës. Po marr dy programet, për të cilat është bërë kritika. Marrim “Big Brother”. Eshtë nje ‘reality show’. Në të njëjtin format shfaqet edhe në vendet më të qytetëruara. Do të bëjmë konkurrencë ky Komision Etike, ndaj standareve që ka Italia, Anglia, SHBA? Kalojmë te emisioni tjetër “Portokalli”, që është më i ndjekuri sot në Shqipëri. Eshtë opozita e vetme qytetare ndaj pushtetit”, tha Hila.

Këshilli Kombëtar i Radiotelevizonit ka nje Keshill Etike, i cili ka kompetencen dhe detyren per ta gjykuar nese nje televizion, permes emisioneve te tij ka shkelur ose jo etikën. Nëse konstatohen shkelje, ai ka përgjegjësine të lajmërojë zyrtarisht televizionin për këto shkelje dhe për marrrjen e masave.
 
Eshtë për t’u nënvizuar se pranë KKRT-së funksionon një Keshill Etike, i përbere nga tre anëtarë, qe eshte i vetmi qe ka per detyre te vleresoje shkeljet e thyerjes se etikes. Këshilli i Etikës është mbledhur vetëm dy here dhe te cilit i eshte kerkuar mendim vetem per nje spot publicitar gati dy muaj me pare. Pra,nuk ka patur asnje vendim për asnjë nga pesë emisionet e listuara.

Prandaj edhe ky sondazh i shpallur ne faqen e KKRT-së, duket si iniciativë personale e vonuar, me qëllimin e vetëm për të gjetur qoftë edhe një shkak për të vërtetuar deklaratat e javëve të kaluara të kryetares së KKRT-së Endira Bushati, deklarata që cënuan rëndë imazhin në këtë rast të televizionit Top Channel, pasi asnjë ankesë nuk ishte depozituar me shkrim për të dhe për të cilat zonja Bushati është kritikuar ashpër nga deputetët, mediat dhe opinioni publik për mungesën e profesionalitetit në raportimet e saj publike.

“Eshtë aq i besueshëm sa ç’janë sondazhet që bëhen në faqet e gazetës ‘Zëri i Popullit’ dhe ‘Rilindjes Demokratike’, kur dihet që është një votues, një lexues i caktuar, i cili shkon në këto faqe. Dhe në rastin e KKRT-së mua më duket shumë e pabesueshme, që ky lloj institucioni të nxjerrë statistika, të cilat mund të penalizojnë një televizion, sic është Televizioni Top Channel”, thotë Hila.

Keto veprime, si sondazhi ne fjale me emisione te paracaktuara nga kryetarja e KKRT-se po tregojne edhe se KKRT nuk po vepron si nje institucion qe bazohet ne rregulla dhe funksione, por si nje ndermarrje private, duke cenuar rende imazhin e emisioneve dhe te mediave.

Reagon KKRT

Nuk ka munguar edhe këtë herë reagimi i KKRT-së. Në një deklaratë të kryetares Endira Bushati, edhe pse aty janë përmendur me emër programet televizive, thuhet se “sondazhi i vendosur në faqen zyrtare të internetit të KKRT-së, nuk ka qëllim të diskriminojë ndonjë emision apo kanal televiziv të veçantë. Arsyeja e zhvillimit të këtij sondazhi, është për të njohur përfshirjen publike në debatin për etikën. Rezultatet e këtij sondazhi nuk përbëjnë bazë ligjore për të ndërmarrë masa administrative ndaj ndonjë programi, apo televizioni”, thuhet në deklaratë.

Zonja Bushati vijon se “Sondazhi është projektuar: një votë nga një kompjuter, por një ditë më parë ai është sulmuar nga piratë të informatikës, ndaj për të ruajtur vërtetësinë e të dhënave, është vendosur që të mbyllet përkohësisht”.

“KKRT-ja, vijon deklarata e gjatë, planifikon të zhvillojë edhe sondazhe të tjera në interes të funksioneve të tij, duke shfrytëzuar edhe rrjetet sociale. Gjithashtu KKRT-ja parashikon të nisë së shpejti një sondazh, kryesisht me të rinjtë, e shkollave nëntëvjeçare, të mesme dhe të larta, kryesisht për problemet e etikës”.

Kryetarja e KKRT shprehet se ka paracaktuar 5 programe në sondazh me arsyen se ato janë ndër më të shikuarat dhe nuk ka kurrfarë diskriminimi, apo tendencë, siç pretendohet në lajmin e  televizionit “Top Channel”.

Kryetarja e KKRT shpjegon edhe se Këshilli i Ankesave ka rol këshillimor dhe se në KKRT ka një drejtori programacioni që kryen vizionimin e programeve dhe që ka detyrë funksionale edhe sondazhet, sic është ky i pari në historinë e KKRT.

Kryetarja e KKRT ka akuzuar Top Channel për informim të njëanshëm, në një kohë kur deklaratat e saj kanë qenë gjithmonë prezente në Top Channel. Madje, edhe kur Top Channel pak ditë më parë, për të qenë i paanshëm i dha hapësirë edhe zonjës Bushati edhe zotit Dalipi në debatin mes tyre për mosfunksionimin e KKRT-së dhe akuzat për abuzime financiare.

Madje, duke i dhënë sërish hapësirë zonjës Bushati të reagonte për së dyti pas deklaratave të zotit Dalipi. Pas kësaj deklarate të zonjës Bushati, Top Channel refuzon të përfshihet në një debat personal të hapur prej saj me Top Channel dhe rezervon të drejtën të reagojë dhe të shprehet në mënyrë institucionale në instancat përkatëse kompetente.

Top Channel