Ambasadori britanik: Do të mbeshtesim Prokurorinë

05/04/2012 00:00

Ambasadori i ri i Mbretërise së Bashkuar në vendin tonë Nicholas Cannon ka zhvilluar nje takim me kryeprokuroren Ina Rama, në kuadër të
takimeve njohëse dhe prezantuese me drejtues të institucioneve
shqiptare.

Gjate takimit kryeprokurorja e ka njohur ambasadorin britanik me punen e organit te akuzes, si dhe angazhimin e këtij institucioni në rritjen e profesionalizmit, zbatimit me rigorozitet të ligjit dhe shmangien e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë. Gjithashtu gjate takimit eshte folur edhe mbi problematiken e hasur ne reformen ne drejtesi.

Nga ana tjeter ambasadori britanik ka shprehur vazhdimin e mbeshtetjes te autoriteteve ligjzbatuese ne Britani me Prokurorine Shqiptare, por edhe gadishmerine e trupit diplomatik per te ndihmuar zyren e Prokurorit te Pergjithshem.

Top Channel