Tiranë e Dibër, sekuestrohen municione

04/04/2012 00:00

777 fishekë dhe dy persona te arrestuar jane rezultate e nje operacioni
te komsiariait numër 6 të Policisë së Tiranës në zonën e Kasharit.

Efektive të këtij komisariati pasi kane ushtruar kontroll ne nje autoveture kane gjetur atje nje kasete me 37 pako me fisheke, ku secila prej pakove kishte 21 cope fisheke, duke bere ne total nje numer prej 777 fishekesh.

Ne kushtet e flagrances policia ka arrestuar shtetasit Desentil Xaka 27 vjec banues ne Fushe-Mezez dhe Kreshnik Pula 24 vjec banues ne Thuman te rrethit te Krujes. Pas ndalimit eshte ngritur nje grup hetimor per te zbuluar origjinen e fishekeve dhe qellimin e posedimit te tyre nga personat e arrestuar.

Per kete arsye ka nisur verifikimi i tabulateve telefonike te personave te arrestuar si dhe verifikimi i personave te dyshuar si bashkepunetor.

Dibër, sekuestrohen municione

Specialistet e Komisariatit të Policisë në Dibër kanë arritur të sekuestrojnë një sasi të konsiderueshme municionesh, duke parandaluar njëkohësisht edhe një ngjarje të mundshme kriminale.

Specialistët e Policisë së Dibrës, falë informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Haki Meta dhe Vilson Meta. Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë për konsumim të veprës penale të “Mbajtjes pa leje të armeve dhe municioneve luftarake”. Në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh.

Top Channel