Fushë-Krujë, plagoset rëndë 12-vjeçarja

04/04/2012 00:00

Një aksident me pasojë plagosjen e  një 12-vjeçarje ka ndodhur në Fushë-Krujë pasditen e së mërkurës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën kryesore të qytetit në afërsi të shkollës së mesme.

12-vjeçarja Florinda Gjypi nga fshati Arameras, sapo kishte dalë nga shkolla në momentin kur është përplasur nga një automjet që po ecte me shpejtësi të madhe.

Si pasojë e përplasjes 12-vjeçarja ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Fushë-Krujës e më pas për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe është në gjendje kritike për jetën.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për gjetjen e identitetit të drejtuesit të mjetit i cili u largua menjëherë pas aksidentit.

Top Channel