Divjakë, mbeturinat përfundojnë në det

04/04/2012 00:00

Hedhja e mbeturinave po shton ndotjen në Adriatik. Çdo dite bashkia e
Divjakës hedh mbeturinat e qytetit, por edhe rrethinat bëjnë të njëjtën
gjë.

Veç bashkise ne kete vend hedhin mbeturina dhe fermeret e zones, duke e shtuar me shume sasine e mbeturinave te hedhura. Personat qe e vene re me shume kete gje, jane disa familje rome, te cilet pasi janë ndaluar te hedhin mbeturina ne Rrogozhine jane transferuar ne kete vend.

Nga ana e saj Bashkia ka vendosur nje mjet, i cili i shtyn keto mbeturina ne buze te kanalit, duke e ndotur me shume kete. Edhe pse ky vendgrumbullimi ka gati 20 vjet, deri tani nga ana e bashkise së Divjakës nuk eshte dhene asnje zgjidhje. Sipas Drejtorit te Sherbimeve Berti Mone grumbullimi i ketyre mbeturinave atje ka si qellim te trasferohen me vone diku tjeter.

Problem pa zgjidhje mbetet miratimi i vendit te planifikuara per nje zgjidhje afatgjate.

Top Channel