Zjarret e qëllimshme në Elbasan

03/04/2012 00:00

46 vatra zjarresh që kanë rënë kohët e fundit në rrethin e Elbasanit, kanë detyruar prefektin Shefqet Delialliasi që të zhvillojë takim me përfaqësues të policisë, zjarrfikësve dhe Drejtorisë së Pyjeve.

Në këtë takim prefekti ka kërkuar ndëshkimin e të gjithë zjarrvënësve, pasi të gjitha rastet e zjarrit janë të qëllimshme. Drejtori i Pyjeve dhe Kullotave, Luan Duzha ka deklaruar se zjarret janë vënë me qëllim nga banorët për t’i shfrytëzuar tokat e djegura në parcela fruti-kulture. Sipas tij, qëllimi i tyre nuk do të realizohet sepse masat janë marrë paraprakisht.

Ndërkohë, deri më tani numri i personave të denoncuar për zjarrvënie të qëllimshme shkon në 8 dhe të gjitha materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Top Channel