Ish-drejtori i Policise se kryeqytetit ne vitin 2000 e njëkohësisht
ish-drejtori i Policise Ndertimore Mit’hat Havari ka fituar gjyqin me
Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, për një vendim të dhënë
ndaj tij plot 12 vjet më parë.

Ish-koloneli i njohur per karrieren e tij ne Policine Shqiptare, veçanërisht per drejtimin e Policise se Beratit dhe te Tiranes, sipas nje akti administrativ u lirua nga detyra si kryepolic i Tiranes, me motivacionin se kishte braktisur detyren. Gjyqtarja Fahrije Budo e konsideroi te drejte padine civile te ngritur nga Havari dhe e shfuqizoi kete vendim.

“Gjykata përfundimisht vendosi pranimin e kërkesë-padisë, anulimin e aktit administrativ, urdhërit numër 150/5, data 15 maj 2000 të palës së paditur Ministria e Brendshme”, tha Budo.

Menjehere pas vendimit ish-drejtori Havari pohoi se kete padi e kishte ngritur thjesht per te vene te drejten e tij ne vend dhe per asnje motiv tjeter.

“E hoqa këtë njollë në biografi se nuk m’u ndanë këto njolla prej vitesh. Para disa vitesh kur jam larguar nga detyra e Drejtorit të Policisë së Tiranës, kisha dalë në dispozicion me urdhër të kryeministrit të asaj kohe për t’u emëruar në një detyrë tjetër. Përplasje mes strukturave, pasi kisha dalë në atë kohë nga suaza e ministrit, isha emërtesë e kryeministrit u emërova drejtor i Policisë së Ndërtimit. Në këtë periudhë kohe aty është vënë një motivacion, ‘braktisje të detyrës’ dhe më kanë ofruar një detyrë poshtë nivelit të gradës, metoda të njohura në strukturat e asaj kohe. Unë nuk dija gjë. Para disa kohësh pata një kontakt me personelin e organizimit dhe më vunë në dijeni për këtë lloj motivacioni. Atëherë iu drejtova gjykatës”, tha Havari.

Gjate karrieres se tij policeske Mit’hat Havari mbahet mend per drejtimin e policise lokale te Beratit gjate vitit 1997, si dhe drejtimin e Policise Ndertimore ne Tirane gjate fushates per prishjen e ndertimeve pa leje tek Parku “Rinia” dhe pergjate lumit Lanë, në Tiranë.

Top Channel