Vrasja e taksistit, pranohet gjykimi i shkurtuar

02/04/2012 00:00

Pas rikthimit rishtazi në Gjykatën e Faktit të cështjes për vrasjen e taksistit nga Piluri, Fredi Talelli, kjo e fundit ka pranuar kërkesën e mbrojtësve të të pandehurve për gjykimin e shkurtuar.

Në seancën e shoqëruar me debate dhe replika nga palët e familjarëve ka pasur pretendime të shumta sa i takon kësaj kërkese, por edhe vendimit të trupit gjykues për ta zhvilluar seancën pa praninë e kamerave.

Vetë të afërmit e viktimës e kanë quajtur këtë vendim një padrejtësi nga ana e gjykatës duke bërë që reagimet e tyre të sjellin edhe një vonesë në fillimin e seancës gjyqësore.

Jashtë sallës së gjyqit, familjarët e taksistit të vrarë janë shprehur se kanë humbur besimin tek drejtësia, por sipas tyre cështja nuk ndalet me kaq.

Në sallën e gjyqit kanë qenë prezentë 4 nga 6 të pandehurit e akuzuar për vrasjen e ndodhur në dhjetor të vitit 2010.

Elkjero Revani , Arnest Xhaçka , Domeniko Kumria  dhe Kastriot Papleka, ndërkohë që kane munguar Jurgen Zeqja dhe Amarildo Selmani.

Pasi kërkesa është pranuar nga treshja e gjyqtarëve, ka qenë prokurori i cështjes ai që ka kërkuar kohë për përgatitjen e konkluzioneve duke bërë që seanca e radhës të lihet për një datë tjetër.

Top Channel