Shkelja e kontratës kolektive

02/04/2012 00:00

Rustem Murrja, mësues në shkollën nëntëvjeçare “Skënder Luarasi”, ka akuzuar Drejtorinë Arsimore të Tiranës, se ka shkelur kontratën kolektive të punës.

Zoti Murrja duhet të dilte në pension më datë 20 prill, por ai është zëvendësuar sot nga një tjetër mësuese.

“Janë shkelur të gjitha proçedurat. Dal në pension më 20 prill. Punëdhënësit i ndalohet t’i presë punën të punësuarit gjatë vitit shkollor dhe kontrata thotë që unë do vazhdoj punën deri në maj e qershor”, thotë Murrja.

Në kontratën kolektive thuhet se, mësuesit duhet të vijonë punën deri në përfundim të vitit shkollor.

“Mësuesi duhet të lajmërojë, sepse drejtorit i sjellin shkresën dhe ai do ta zbatojë”, thotë Fatbardha Keçi, nënkryetare e Konfederatës së Sindikatave.

Drejtori i shkollës nuk ka pranuar të prononcohet për mediat, por ai i ka komunikuar mësuesit se vendimi ka ardhur nga Drejtoria Arsimore. Mësuesja zëvendësuese ka nisur punën, ndërkohë që zotit Murrja i është kërkuar të marrë lejen vjetore të punës.

Top Channel