Kanali i Cenit, është një nga zonat më të ndotura që përshkojnë qytetin e Lezhës dhe përfundon në Bregdetin e Shëngjinit.

Prej vitesh në këtë kanal janë shkarkuar mbeturinat dhe ujëra të zeza. Me mbështetjen e Bashkisë së Lezhës ka nisur puna për pastrimin e këtij kanali nga mbeturinat dhe po bëhet sistemimi i tij.

Plani i punës për pastrimin e këtij objekti është jo vetëm për largimin e mbetjeve disa-vjecare, por edhe krijimin e skarpatës e cila do të kishte një tjetër imazh nëse do të gjelbërohej.

Janë shumë njesi vendore që përshkohen nga ky kanal, por vetëm Bashkia e Lezhës mori nismën për të ndryshuar gjendjen alarmante.

Top Channel