Durrës, sherr mes afganësh, një i plagosur

02/04/2012 00:00

Një sherr mes disa shtetasve afganë, që jetonin ilegalisht në zonën e
plazhit të Durrësit ka përfunduar me një të plagosur dhe një të ndaluar
nga autoritetet e policisë.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e nates ne plazhin e Durresit. Kater shtetasit afgane kane qene duke konsumuar se bashku pije alkoolike dhe nen efektin e tyre ka nisur sherri. 37-vjeçari Alcamida Hysenkada ka goditur me një thikë 22-vjeçarin Abdyl Bashiri, i cili është dërguar nga shokët në spitalin e Durrësit për ndihmë mjekësore.

Policia qe ka shkuar ne vendin e ngjarjes ka ndaluar autorin e krimit, ndersa i plagosuri ndodhet jashte rrezikut per jeten. Nga veprimet e para hetimore rezulton se afganet kane hyre ne territorin shqiptar nga kufiri greko-shqiptar dhe qendronin ne pritje, ne nje dhome me qira ne plazhin e Durresit per te pritur momentin e duhur per te kaluar kufirin detar drejt Italise. Hetimet jane perqendruar perpos ngjarjes kunder shendetit te 22-vjeçarit afgan edhe ndaj trafikut te paligjshem te qenieve njerezore.

Top Channel