Dritat, CEZ në prag krize

31/03/2012 00:00

Ngërçi ende i pazgjidhur i borxheve e ka vendosur Kompaninë e
Shperndarjes se energjise elektrike, CEZ në kufijtë e krizës financiare
të përkohshme.

Kompania thotë se ka siguruar energji elektrike nga importi, por e ka të vështirë për të bërë pagesat në të ardhmen. Situata për kompaninë mbetet e paqartë.

Ata kane nisur negociata me qeverine shqiptare per shlyerjen e borxheve reciproke qe kompania ka me klientet e saj. Gjetja e nje skenari te mire do t’i mundesonte CEZ-it te garantonte ne afat të gjate blerjen e energjise nga importi, e cila perdoret nga kompani per te mbuluar humbjet ne rrjet. Pjesen tjeter me te madhe te energjise per konsumatoret,C EZ e blen nga KESH. Por rritja e çmimit me të cilën KESH ia shet energjinë CEZ-it e ka vendosur kete te fundit ne nje situate edhe me te veshtire, qe se bashku me parate e pambledhura nga  borxhlinjte i kane krijuar  asaj nje grope te thelle financiare.

Megjithese per momentin CEZ  nuk eshte e detyruar të ndërpresë energjinë për publikun për shkak të këtyre veshtiresive fianciare, drita ne fund te tunelit ende nuk po duket sa pa u mbyllur negociata me qeverine. CEZ eshte duke negociuar edhe kredine nga BERZH, por ne kushtet aktuale duket e veshtire per t’u realizuar. Kompani meme ne Çeki  thote se eshte e gatshme te injektojë per CEZ-in ne Shqiperi rreth 60 milionë dollare, por sipas tyre vendimi do te varet shume nga menyra se si do te gjendet nga qeveria dhe Enti Rregullator i Energjise, formula e shlyerjes se borxheve. Ne seancen e fundit me Entin Rregullator te Energjise kerkesa e CEZ-it per rritjen e çmimit te energjise elektrike u rrezua. Sipas Entit, kompania nuk kishte plotesuar planin e investimeve, te cilat do t’i siguronin asaj uljen e humbjeve .

Top Channel