Interesi i bonove te thesarit po shfaq ende një tendencë në rritje që
prej fillimit të këtij viti. Kjo rritje e interesave është e lehtë,
por vihet re gati te të gjitha bonot me afate shlyerje të ndryshme.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se interesi i bonove  një vjeçare qe prej ankandit të parë në fillim të këtij viti është rritur nga 7.04 për qind në 7.33 për qind. Interesi i bonove me afat 6 mujor pas një ulje neë muajin shkurt është rritur sërish në mars. Edhe për bonot tre mujore interesi ka lëvizur nga 5.09 për qind drejt nivelit 5.3 për qind. Obligacionet qeveritare të tregtuara nga Banka e Shqipërisë janë rritur pas janarit por dy muajt në vijim ka qene i qëndrueshëm.

Goditjen e parë interesat e bonove e morën që në janar, kur qeveria e mbetur pa para në buxhet u detyra të marrë borxh për të përballuar pagat e administrates dhe disa shpenzime te tjera. Kjo rritje e  interesave te bonove te thesarit deri diku dukej  paparashikuar pasi  Banka e Shqipërisë uli normën e interesit.

Per te shpeguar kete paradoks Banka e Shqiperise dha se eshte fenomen i perkohshem.  Por te dhenat e fundit edhe ne mars  po deshmojne se interesat e bonove po rriten. Kete jave Banka e Shqipërisë  uli sërish normën bazë të interesit. Por mbetet për t’u verifikuar ne vijim nese pas kesaj levizjeje interesat e bonove te thesarit do te ulen. Megjithate situata buxhetore me te dhenat e fundit nga Ministria e Financave le pak vend per te menduar nje renie te shpejtë të interesave .

Te ardhurat ne buxhet per dy muajt e pare te vitit jane rritur vetem 0.3 perqind krahasuar me vitin e kaluar , me rezulatin me te ulet te 10 viteve te fundit nderkohe, qe shpenzimet qeveritare jane rritur ne nivelet me te larta te kesaj dekade. Pikerisht ky ngerç i buxhetit pritet te kete efektin me te madh ne tendencen e re te bonove te thesarit, te ciliat ndikojne edhe tek interesat e depozitave apo kredive. Megjithate guvernatori ne daljen e e tij te fundit per publikun tha se pas uljes se normes baze te interesit ka vend per renie te interesave ne Bankat e Nivelit te Dyte.

Top Channel