Berat, strategji për trajtimin e mbetjeve

31/03/2012 00:00

Një seminar me temë trajtimi i mbetjeve urbane është zhvilluar në
qytetin e Beratit. Ne seminar ishin te pranishem perfaqësues te OSBE-së
në Ministrinë e Transportit, Mjedisit, si dhe specialistë per çështjet
mjedisore.

Specialistët e mjedisit pranë bashkisë kane prezantuar situaten e qytetit, e cila eshte alarmante sa i perket trajtimit dhe grumbullimit te mjeteve urbane. Problematike mbetet situata sa i perket derdhjes se ketyre mbetjeve ne lumin Osum.

Informacion nga çdo njësi vendore kane sjelle disa prej përfaqësuesve të njësive vendore, që kane qenë pjesemarrës në këtë takim. Më pas është bërë prezantimi i ligjit të ri të menaxhimit të mbetjeve urbane, sipas të cilit do të jenë njësitë vendore ato që do të hartojnë plane lokale për një menaxhim të integruar të mbetjeve. Pranë bashkisë Berat ekziston një projekt për menaxhimin e mbetjeve urbane, i cili ka ngelur në letër për mungesë fondesh.

Top Channel