Vrasësi grabiste për bixhoz

30/03/2012 00:00

Pas arrestimit të Viktor Gushit, policia ka mundur të evidentoje 16 akte
të rënda kriminale të kryera prej tij, të cilat rendonin mbi kete
person.

Per nje periudhe kater vjecare, 44-vjeçari nga Patosi kishte mundur te realizonte nje seri grabitjesh, kater prej te cilave kane perfunduar me vrasje dhe plagosje te renda.

Drejtori i Policise se Tiranes, Bernard Çaushaj gjate konferences zyrtare per media pas arrestimit te 44-vjeçarit ka bere te ditura disa prej detajeve te marrjes ne pyetje te tij. Sipas Çaushajt, Gushi rezulton se vepronte vetem, luante se tepermi lojra fati duke i shpenzuar parate qe grabiste ne banka dhe nje pjese e depozitonte pikerisht ne banken e radhes qe do grabiste, si dhe se ishte duke u pergatitur te kryente nje tjeter grabitje ne javen e ardhshme.  

“Ishte shumë i qartë dhe i kthjellët në të gjitha veprimet. Ishte frekuentues i rregullt i kazinove dhe shpjegoi me qartësi veprimet e tij”, shpjegoi Çaushaj.

Sipas drejtorit te Policise se Tiranes ndihme te konsiderueshme dha edhe shperblimi i vendosur prej policise.

Policia e kodoi kete operacion me emrin “Banka” i realizuar nga Strukturat për Krimet e Rënda dhe Forcat Operacionale Speciale. Pamjet filmike te sekuestruar nga objekte private ne zonen e Xhamllikut jane nje tjeter ndihmese qe policia e Tiranes kishte ne kete operacion.
 
Viktor Gushi, qe pas divorcit tetë vjet me pare pranoi se ishte futur ne boten krimit fillimisht ne Greqi, ku ishte proceduar edhe penalisht per prodhimin dhe mbajtjen e lendeve narkotike. Ne vitin 2008 i kthyer ne Shqiperi, ndermori nje sere grabitjesh kryesisht ndaj bankave. Ne formimin e tij psikologjik pjesa e renduar mbetet vetem ndaj femrave per shkak te divorcit. Urrejtjen e tij ndaj tyre Gushi pranon ta kete kryer shpesh.

Ai ka pranuar perpara policise plagosjen e arketares se Ujesjelles-Kanalizimeve tek shkolla e Baletit, ne korrik 2010, plagosjen e arketares se filialit te postes tek Medreseja, ne Nentor 2010 dhe vrasjen e se martes ne mesdite te arketares se bankes. Gushi pranoi se ishte pergatitur te reagonte me arme ndaj çdo kundershtimi, sidomos kur kishte te bente me nje femer.

Arrestimet, Nishani vlerëson policinë

Ministri i Brendshëm Bujar Nishani ka vlerësuar punën e bërë nga Policia e Shtetit për operacionin në Vlorë dhe atë në Tiranë.

Zyrtari i qeverisë theksoi se struktura e hetimit të krimit ka bërë një investigim profesional në mbështetje edhe të degëve operacionale në Tiranë dhe në Vlorë.
 
“Shpreh edhe vlerësimin për laboratorin e kriminalistikës, të cilët në një kohë rekord bënë të mundur paraqitjen e gjithë provave të nevojshme për strukturat që bënë më pas të mundur ndalimin”, u shpreh Nishani. Po ashtu ministri falenderoi qytetarët për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në përmbushjen me sukses të operacioneve.
 
Vlorë, arrestohet supergrabitësi i Romës

Një tjetër operacion policor ka përfunduar me sukses ditën e enjte. Në Vlorë është kapur në shtëpinë e tij në Drashovicë “tmerri i lagjeve të pasura” të Romës.

Ali Islamaj, 29 vjeç, ishte arratisur nga burgu i sigurisë së lartë në Itali në datën 14 janar 2011. Aksioni për arrestimin e shtetasit Ali Islamaj nga efektivat e Drejtorisë së Policisë Qarkut Vlorë është finalizuar me sukses si rezultat i operacioni i përbashkët me Skuadrën e Lëvizshme të Policisë se Romës të  koduar “I Shumëkërkuari” policisë së Vlorës dhe forcave speciale.

Sipas burimeve në operacion për arrestimin e 29-vjeçarit morën pjesë rreth 30 forca policia mes tyre dhe 5 uniforma italiane.

Aksioni për kapjen e 29-vjeçarit ka filluar në orët e para të mëngjesit, për rreth 40 minuta forcat e policisë kanë bërë kontroll në disa banesa të pabanushme në zonën e Pyllit të Sodës, ku kishte informacion se 29-vjeçari mund të fshihej.

Më pas forcat e policisë kanë udhëtuar për në fshatin Drashovicë ku dhe kishte informacion se 29-vjeçari ishte në fshatin e tij të lindjes.

Mbas 30 minutash udhëtim policia ka mbërritur në zonë duke bllokuar rrugët kryesore në hyrje dalje të këtij fshati dhe më pas është bërë kontrolli i banesës ku kishte informacion së banonte 29-vjeçari, forcat e policisë kanë mundur të arrestojnë 29-vjeçarin pa bërë rezistencë në banesën e tij.

Në ngarkim të këtij shtetasi Gjykata e Penale e Romës ka lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 persona të tjerë shqiptarë të arrestuar nga policia italiane që para një viti ka kryer  më shumë se 50 grabitje.

Berisha përshëndet operacionet e policisë

Kryeministri Berisha ka përshëndetur aksionet e Policisë së Shtetit që cuan në prangosjen e një të dyshuari si autor të dy vrasjeve të kryera në tentativë grabitjeje, e para vrasje atë të argjendarit në muajin tetor dhe e dyta, ndodhur dy ditë më parë, në një filial banke në Tiranë, ku mbeti e vrarë arkëtarja e u plagos roja i bankës dhe operacioni i dytë që çoi në ndalimin në Vlorë të një shumë të kërkuari në drejtësia italiane për grabitje.

“Në Tiranë  policia ndaloi të dyshuarin për vrasjen e arkëtares tek NBG Bank. Në Drashovicë të Vlorës u ndalu i shumëkërkuarin për krime të rënda në Itali e Shqipëri. Suksesi i këtyre operacioneve është përgjigjja më e vendosur ndaj krimit dhe autorëve të tij”, deklaroi kryeministri Berisha.

Top Channel