Regjistër elektronik për vaksinimin

30/03/2012 00:00

Shqipëria së shpejti do të ketë një regjistër elektronik të vaksinimit të popullatës. Si filim ky regjistër ka nsiur të funksionjë në qytetin e Shkodrës për t’u përhapur më pas në qarqe të tjera të vendit.

“Avantazhet janë se përmes kartës së identitetit çdo prind do të mund të gjejë vaksinat për fëmijët, në të gjithë vendin, si dhe sa vaksina fëmija ka kryer. Kjo metodë përmirëson mjaftë mirë të gjithë sistemin e vaksinimit në vend. Princesha e Belgjikës ka ardhur këtu si anëtare e OBSH-së për vaksinimin dhe java evropiane e vaksinimit lidhet me këtë sistem shëndetësor”, deklaroi specialistja Silva Bino.

Një program për rritjen e imunizimit të popullsisë nëpërmjet vaksinimit ka sjellë në Shqipëri princeshën Matilde të Belgjikës, si përfaqësuese e zyrës rajonale për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Princesha Matilde ka vizituar fëmijët në kopshtin numër tetë në Tiranë. Ajo e cilëson si të vështirë punën për vaksinimin, ndaj u bëri thirrje qytetarëve që të mos i shmangen vaksinimit për të rritur imunitetin dhe për të forcuar shëndetin e tyre.

Top Channel