Korçë, falimenton firma greke

30/03/2012 00:00

Kriza greke ka sjelle falimentimin e njeres prej firmave private e cila
zhvillonte aktivitetin e saj prej vitesh ne qytetin e Korçes.

Firma e cila merrej prej vitesh me prodhimin e pajisjeve hidrosanitare dhe me tej i tregetonte ato ne shtetin grek ka shpallur falimentin duke lene te papune edhe 13 persona te cilet prej 10 vitesh ishin te punesuar prane kesaj firme.

Punonjesit kane zbuluar se sigurimet shoqerore u jane hedhur ne menyre fiktive per nje vit e gjysme, duke u hequr mundesine e asistences se papunesise.

Sipas te dhenave, pronari i firmes pasi ka shpallur falimentimin eshte larguar ne drejtim te shtetit helen, pavaresisht se ka kryer shkelje me derdhjen e kontributeve per punonjesit.

Top Channel