Fier, makina del nga rruga, vdes 17-vjeçari

30/03/2012 00:00

Një aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në rrethrrotullimin e Patosit, ku një automjet me targa greke ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën 17-vjeçari Fabio Mema që udhëtonte si pasagjer dhe është plagosur rëndë drejtuesi i mjetit 19- vjeçari Klodian Mema.

Ne vendi ne ngjarjes kane mebrritur menjehere uniformat blu te cilat kane nisur menjehere punen per zbardhjen e shkaqeve te ketij aksidenti. Paraprakisht mendohet se shkak ka qene humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit. I plagosuri u dergua ne spitalin e Fierit per te marre ndihmen mjekesore.

Top Channel