Buxheti zhytet në krizë

30/03/2012 00:00

Kriza e buxhetit që prej fillimit të këtij viti vazhdon të thellohet
edhe pas muajit shkurt. Të dhënat zyrtare tregojnë se gjatë dy muajve të
parë të ardhurat totale në buxhet janë rritur vetem 0.3 përqind
krahasuar me vitin e kaluar.

Ky është rezulati më i keq i arritur ndonjëherë në buxhet që prej vitit 2002. Edhe po të lexosh vetëm zërin e të ardhurave të mbledhura nga Tatimet dhe Doganat rezultati është sërish zhgënjyes. Ato u rriten vetem 1.1 përqind fare pak më lartë se rezulati më i dobët i vitit 2009.

Permes leximit me te detajuar te te dhenave te Ministrise se Financave kuptohet se te ardhurat fiskale janë më te ulëta teknikisht, së pari sepse gropa financiare e krijuar ne muajin janar, nuk eshte rikuperuar as ne shkurt dhe se dyti sepse edhe ne shkurt Doganat dhe Tatimet, nuk kane mundur të realizojne planin duke mbledhur eshte 5.4 perqind ose 191 miliardë lekë më pak në buxhet.

Por cilat janë arsyet? Dy jane me madhoret, efektet e krizes nderkombetare dhe ndoshta keqadministrimi fiskal. Nese per arsyen e fundit kerkohet me teper te informacion, efekti i krizes ne buxhet edhe me statistikat e muajit shkurt eshte me i lexueshem.

Te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar  qe eshte treguesi i konsumit ne ekonomi, dy muajt e pare te  ketij viti jane rritur vetem 0.1 per qind krahasuar me te njejten periudhe te 2011-es. Kjo rritje afer zeros eshte   nje nder dy rezultatet me te ulëta qe pas vitit 2002.

Por sa efekton ky rezulat i buxhetit ekonomine? Te dhenat e fundit tregojne se investimet kapitale nga buxheti i shtetit si ne janar dhe ne shkurt te ketij viti kane qene 52.5 %  me pak se parashikimet duke treguar qarte nje tendence ne renie.

Edhe ky eshte nje nder dy rezultatet me te keqia qe nga viti 2002. Nderkohe shpenzimet qeveritare mbeten te  larta.Veçanerisht zeri i shpenzimeve per mirëmbajtje, i cili cuditerisht eshte nder me te lartit e 10 viteve te fundit, pavarësisht se situata buxhetore eshte nder me te dobetat e kesaj dekade. Ky rezulat deshmon se buxheti i qeverise po zhytet me keq ne krizen e krijuar nga mungesa e te ardhurave dhe nuk po ndihmon ekonomine.  

Top Channel