Borxhet “thajnë” ujësjellësin

30/03/2012 23:52

Institucionet shtetërore kanë krijuar një debit prej 1.8 milion dollarë ndaj ujësjellësit për shkak të mos pagesës së faturave të ujit të pijshëm.

Ndër këto institucione radhitën bashkia e Kamzës, Komuna Berzhitë, Paskuqan, Zalherr si dhe disa qëndra shëndetësore.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme janë ndërprerë disa lidhje të paligjshme në rrjet në periferi të Tiranës.
 
Drejtori Dollapi u bën thirrje qytetarëve të paguajnë detyrimet e pashlyera brenda datës 15 prill pasi do t’u falin të gjitha kamatvonesat.

Ndërsa persa i përket institucioneve shtetërore që nuk do të paguajnë detyrimet ndaj ujësjejllësit deri në datën 15 prill, do t’i kalojnë për ndjekje penale prokurorisë.

Top Channel