Në supermarkete tregtohen produkte ushqimore të skaduara. Shpesh na
ndodh që edhe në supermarkete të njohura të gjejmë produkte me datë
skadence të kaluar, por ky fenomen është edhe me i theksuar në periferi
dhe në minimarketet e rretheve.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton, se vetëm në një ditë kontrolli në 113 operatorë biznesi, u kapën rreth 4 kuintalë produkte ushqimore të skaduara.

“Gjatë kontrolleve janë bllokuar rreth 400 kilogramë produkte ushqimore me afat përdorimi të kaluar. Janë marrë masa administrative me gjobë ndaj dy operatorëve të biznesit ushqimorë, të cilët nuk kanë respektuar afatet për zbatimin e detyrave të lëna, si rezultat i inspektimeve të mëparshme. I bëjmë thirrje konsumatorit shqiptar, siguria e të cilit është objekt i punës tonë, të vazhdojë të na ndihmojë në këtë mision, duke shprehur ankesat dhe shqetësimet e tij në faqen zyrtare të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit”, tha Ariela Struga, drejtore e Menaxhimit të Riskut dhe Koordinimit të Inspektimeve.

Produktet e skaduara ishin kryesisht nenprodukte te mishit si sallamra, embelsira etj. Probleme shqetesues vazhdon te mbetet mungesa etiketave ne gjuhen shqipe e produkteve, qe importohen nga jashte duke mos informuar konsumatorin ne lidhje me ate qe konsumojne. Nga ana tjeter ne magazinat ku mbahen keto produkte nuk behet ndarja e produkteve ushqimore nga ato industriale, si dhe nuk  ka plan masash per mbrojtjen nga brejtesit dhe insektetet, duke u bere keshtu burim semundjesh te ndryshme. Kontrolli i ushtruar nga Autoriteti Kombetar i Ushqimit u perqendrua ne 12 qarqet e vendit.

Top Channel