Raportuesit e KiE-së, në Tiranë

29/03/2012 00:00

Raportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, çeku Tomas
Jirsa dhe moldavi Grigore Petrenco,  vizitojnë Shqipërinë për të
vlerësuar ndjekjen e detyrimeve dhe angazhimeve të vendit anëtar.

Nga datat 2 deri me 4 prill bashkë-raportuesit për Shqipërinë pritet të takohen me të gjithë krerët e institucioneve dhe partive politike, me shoqata apo diplomatë, por ndër shumë takime, edhe me komisionin parlamentar hetimor për ngjarjet e 21 janarit.

Sipas një komunikate për shtyp të KiE-se, bisedimet do të përqëndrohen mbi reformën zgjedhore dhe parlamentare, luftën kundër korrupsionit, kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme presidencale si dhe mbi hetimin e ngjarjeve të 21 janarit.

Top Channel