Pengesat për Gjykatën Administrative

29/03/2012 00:00

Në mbledhjen e fundit të Komisionit Parlamentar të Ligjeve u miratuan 8
nene të projektligjit për gjykatat administrative, por diskutimet u
ndërprenë pasi palët kishin mendime të ndryshme për nenet e tjera.

Relatori i këtij projektligji, deputeti socialist Armando Subashi shpjegon problematikën e shfaqur në dy aspekte gjatë diskutimit.

“Këto dy momente kishin të bënin me përfshirjen ose jo në gjykimin nga Gjykatat Admistrative të atyre që quhen kontrata admistrative, ku sipas pikëpamjes tonë ato duhet të jenë pjesë e gjykimit të çështjeve që do të gjykohen nga Gjykata Admistrative, ndërsa sipas konceptit të qeverisë ato duhet të vazhdojnë të gjykohen nga gjykatat e zakonshme.  Sigurisht që kishte argumenta nga të dyja palët dhe nuk u gjet gjuha e përbashkët. Momenti i dytë që është më i rëndësishëm dhe parimor ka të bëjë me mundësine e parashikimit të një Kolegji Administrativ të posaçëm në Gjykatën e Lartë. Ne jemi të vendosur në këtë pikë pasi kemi jo vetëm argumentat ligjorë e kushtetues, por kemi edhe mbështetjen ose pasqyrojmë në komision të gjitha sygjerimet që kanë dhënë grupet e interesit, siç janë shoqatat e biznesit ato të gjyqtarëve dhe të avokatëve e kështu me radhë”, tha Subashi.

Deputetin Subashi thotë se propozimet e antarëve të opozitës në këtë komision përputhem me mendimet e aktorëve e botës së biznesit, të cilët gjatë seancës dëgjimore në komision ishin të mendimit se Kolegji Administrativ në Gjykatën e Lartë është i domosdorshëm.  

“Nuk mendoj se e rëndësishme në këtë proces është të përfunduarit sa më shpejt te këtij projekti, por e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të zhvillojmë atë proces që kemi nisur dhe sigurisht e rëndësishme është pa të gjithash është cilësia e ligjit. Sepse çfarë rëndësie do të kishte përfundimi një javë më shpejt apo nje javë më vonëse, nëse ligji nuk do të kishte cilësinë e duhur dhe në të nuk të pasqyroheshin të gjitha vërejtjet apo sygjerimet e e të gjithë aktorëve dhe faktorëve? Kjo është ajo që na shqetëson më shumë, dhe për këtë do të bëjmë kujdesin maskimal deri në fund të miratimit të këtij projektligji”, tha Subashi.

Top Channel