Qeveria shqiptare ka vendosur të hapë 1200 pika të reja fizike të
internetit me shpejtësi të lartë, të cilat do të ofrojnë shërbimin pa
pagesë për çdo qytetar.

Ky projekt i pergatitur nga Posta Shqiptare synon të prekë gjithë territorin e vendit.Sipas përllogaritjeve të para çdo qendër interneti do të vendoset në terren në mënyrë të tillë që t’u ofrojë shërbim mesatarisht 500 banorëve. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Berisha, i cili mblodhi në një takim të posaçëm prefektet dhe kryetarët e qarqeve, nga të cilët kërkoi gjetjen e ambienteve ku do të fuksiononin këto qendra interneti.

“Unë kërkoj që në një afat kohor dymujor në çdo fshat të madh të këtij vendi, apo dhe të vogël, në çdo komunë dhe kudo, natyrisht aty ku nuk ka postë afër, të mund të krijojnë këtë 100 vjetor edhe 1200 zyra të tjera të internetit falas. Posta Qendrore  e vendit do t’i ekipojë ato me çdo gjë dhe do të ketë internet me bandë të gjere falas për çdo përdorues. Përveç kësaj, në një rreze të caktuar do të mund të marrin falas të gjithë banorët e asaj zone ku kapin antenat”, tha Berisha.

Ne takim kryeministri preku serish ceshtjen e mjedisit, duke kerkuar nga prefektet gjetjen e vendgrumbullimit te plehrave per cdo komune dhe bashki.

“Në bashkëpunim me ministrinë e Punëve Publike dhe Drejtoritë e Mjedisit, do të përcaktoni për çdo komunë zonën e vendhedhjeve të plehrave. Ndërkohë, do bëjmë gjithçka, qoftë për ndërtimin e landfill-eve, qoftë për ndertimin e impianteve të djegies së tyre. Ne mund të krijojmë mundësinë e djegieve të tyre për zona si Tirana, Durrësi, ndonjë vend më afër, por shanset  janë më të pakta për Peshkopinë, Kukësin a zona të tjera. Ndaj ne duhet të kemi një përballje së pari në çdo komunë e bashki”, tha Berisha.

Ne takim kryeministri kerkoi perfshirjen e prefekteve, permes nje axhende te percaktuar, per te realizuar sipas tij me sukses nismen e re te shpallur nga qeveria, e cila synon ne agazhimin vullnetar te qytetareve per pastrimin e mjedisit, permes nje aksioni te madh ne daten 20 prill.

Top Channel