QSUT, qendër rehabilitimi për përdoruesit e drogës

28/03/2012 00:00

Në Shqipëri mungojnë shifrat zyrtare të përdoruesve të drogës, por
mjekët specialistë thonë se nga viti në vit vërehet një tendencë në
rritje të këtij fenomeni.

Shefi i pavionit të vetëm të toksikologjisë në shërbimin publik shëndetësor, Zihni Sulaj ka deklaruar për mediat se mosha e përdoruesve të drogës është 20-25 vjec por nuk përjashtohen dhe rastet mbi 50 vjec.

Për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie vulnerable, pavioni i toksikologjisë është zhvendosur nga spitali ushtarak pranë Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”, në Tiranë. Në perurimin e qendrës së re mori pjesë dhe ministri Shëndetësisë, Petrit Vasili.

Sipas të dhënave, ky investim kap vlerën e 1.6 milion eurove.Qendra ka një kapacitet prej 20 shtretërish nga 10 që kishte më parë. Sipas mjekëve specialistë, kjo qendër ofron të gjitha mundësitë për trajtimin dhe rehabilitimin përmes terapisë me metadon të përdoruesve të drogës.

Aktualisht, trajtimi me metadon njihet si mënyra më efikase për heqjen e varësisë nga droga.Përvec QSUT-së, këtë trajtim e ofrojnë dhe disa qendra komunitare të cilat financohen nga fondi global.

Top Channel