Ish të përndjekurit, letër Berishës

28/03/2012 00:00

Një grup ish të përndjekurish politikë i kanë dërguar një letër të hapur
kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me Ligjin për Dëmshpërblimin e
ish të Përndjekurve, që u miratua në Komisionin e Ligjeve javën e shkuar
në një variant të arsyeshëm të propozuar nga Partia Socialiste.

“Kishim shpresuar edhe pse me rezervë në një angazhim serioz nga ana e qeverisë suaj për t’i dhënë fund zvarritjeve në këtë drejtim. Por mbetemi të revoltuar me mënyrën sesi u argumentua nga ana juaj zmbrapsja e variantit të miratuar në Komisionin e Ligjeve” thuhet në fillim të letrës.

“Vendimi juaj për të dëmshpërblyer menjëherë vetëm ata të përndjekur që kanë mbushur tanimë 85 vjeç,- vijon letra, – është një përpjekje krejt e lexueshme për t’i ikur përgjegjësisë që keni ndaj shtresës sonë”.

Firmëtarët e kësaj letre i kujtojnë kryeministrit Berisha se “Jo vetëm në Shqipëri, ku jetëgjatësia mesatare arrin 72 vjeç, por edhe në vendet më të përparuara të Europës e botës, vetëm një grusht njerëzish kanë fatin të kapin moshën 85 vjeçare.
 

Top Channel