Gjirokastër, sekuestrohen 160 kg drogë

28/03/2012 00:00

Tre persona ranë në prangat e policisë së Gjirokastrës në orët e para të mëngjesit pas operacionit antidrogë ‘Gllava’.

Gjate ketij operacioni policia sekuestroi 160 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa dhe arrestoi shtetasit Edmir Maca, Algert Naci dhe Vizion Katirai i cili drejtonte mjetin tip Audi me te cilin transportohej lenda narkotike.

Te tre jeta shtetas ne banshkepunim me nje te person tjeter qe eshte shpallur ne kerkim e kishin blere lenden narkotike ne fshatin Lazarat dhe po e transportonin drejt qytetit te Fierit. Policia po punon per zbardhjen e plote te ngjarjes dhe per kapjen e Dorian Shehut nga Memaliaj.

Top Channel