Gjirokastër, 2 projekte per turizmin

28/03/2012 00:00

Suport për tregun turistik, përsosjen e shërbimeve dhe ndërgjegjësimin
për promocion turistik  do të synojnë 2 projekte të financuar prej BE në
kuadrin e programit ndërkufitar IPA që po fillojnë implementimin në
Gjirokastër.

Projektet me partner kryesor bashkinë e qyetit, Universitetin “Eqrem Cabej” , Bashkinë e Delvinës dhe atë të Janinës në Greqi mendohet të përsosin ofertën turistike dhe të fusin në qarkullim guidat turistike dixhitale.

Ndërkaq sfidat turistike për Gjirokastrën janë të shumta. Qyetit ju tërhoq vëmëndja verën e kaluar nga UNESCO për ndërtimet e paligjshme që po dëmtojnë zonën muzeale , konsolidimin e një plani turistik të qëndrueshem dhe vëmendjen e pamjaftueshme ndaj monumenteve, elemente që e kanë dëmtuar seriozisht ofertën turistike të qytetit.

Top Channel