Brindizi, 250 shqiptarë bllokohen 20 orë në port

28/03/2012 03:50

Rreth 250 pasagjerë shqiptarë mbetën të bllokuar për më shumë se 20 orë në portin italian të Brindizit, bëjnë të ditur raportet.

Shkaku për këtë ka qenë sekuestrimi nga ana e autoriteteve të tragetit që do të udhëtonin shqiptarët, drejt portit të Vlorës. Trageti “Ionian Spirit” u bllokua për shak se kishte një detyrim prej 800 mijë eurosh ndaj autoriteteve.

Pasagjerët shqiptarë në Brindizi pritën 12 orë për të bërë ankesat e para tek policia portuale.

Duke parë situatën e pashpresë, 100 prej pasagjerëve shqiptarë u larguan për të lundruar drejt vendlindjes nga porti i Barit.  

Ndërkohë 149 pasagjerë të tjerë pritën deri në orët e vona të mbrëmjes të imbarkoheshin në një tjetër traget.

Bëhet e ditur se mes pasagjerëve kishte të moshuar, gra dhe fëmijë.

Top Channel