Topi pret ambasadorin e ri britanik

27/03/2012 00:00

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti të martën ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Shqipëri, Nikolas Kanon.

Në takim, kryediplomati britanik, i sapomandatuar, i ka dorëzuar Presidentit Topi letrat kredenciale.

Nga ana e tij, Presidenti i Republikës pasi i uroi mirëseardhjen ambasadorit Nikolas Kenon ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe siguroi Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri për mbështetjen e plotë të të gjitha institucioneve shtetërore shqiptare.

Nga ana e tij, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tone Nikolas Kanon Obe, pasi e përgëzoi Presidentin Topi për përmbushjen e misionit të tij kushtetues si simbol i unitetit të popullit, shprehu “vullnetin dhe gatishmërinë e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur Shqipërinë në rrugëtimin e saj integrues për në Bashkimin Europian”.

Top Channel