Tension në Kavajë për Ujësjellësin

27/03/2012 00:00

Shoqërimi në komisariatin e policisë i Drejtorit të Ujesjellesit ka
krijuar tension në qytetin e Kavajës, duke e përshkallëzuar më tej
përplasjen mes bashkisë së qytetit dhe të institucioneve në vartësi të
qeverisë për administrimin e Ujësjellës Kanalizimeve.

Perplasja eshte zhvendosur prane godines se komisariatit te policise, menjehere pas shoqerimit ne ambientet policore te drejtorit te emeruar dy jave me pare, Gentian Daja. Ne qytet kane zbritur edhe Forcat e Nderhyrjes se Shpejte. Kryebashkiaku i Kavajes, deputeti socialist i zones dhe te tjere mbeshtetes protestuan para komisariatit te policise.

Drejtues te policise bene te ditur se ne komisariat eshte shoqeruar dhe drejtori tjeter i Ujesjellesit Elidon Plaku, i cili marrjen e zyres nga drejtori i ri e ka konsideruar si nje akt dhune. Daja eshte lene i lire me kerkesen per te mos u kthyer me ne Ujesjelles, deri ne çastin kur konflikti te jete zgjidhur juridikisht. Pas daljes nga komisariati i policise Daja ka vendosur te kthehet ne detyre, pasi ka bere me pare kallëzim penal ne prokurori per shoqerim te dhunshem ne komisariat.

Ndërmarrja e Ujësjellësit të Kavajës eshte nje shoqeri aksionere ku aksionet jane ne duart e shtate njesive vendore, komuna dhe bashki. Pas zgjedhjeve te 8 majit, njesite e drejtuara nga te majtet zoterojne shumicen e aksioneve dhe mbi kete baze Keshilli Mbikeqyres ka emeruar Dajen ne krye te ujesjellesit dhe pse ne mbledhje kane munguar komunat e drejtuara nga e djathta.

Top Channel