Pollo reagon ndaj Ballës: PS gënjen

27/03/2012 00:00

Pas akuzave të deputetit të PS, Taulant Balla ka reaguar Ministri i Inovacionit, Genc Pollo përmes një deklarate për shtyp, ku sqarohet se deklaratat e ardhura nga Selia Roze janë të pavërteta.

Në deklaratë sqarohet se “fakti që gara koncesionare e cituar është mbyllur pa fitues për shkak se u paraqit vetëm një kompani, oferta e së ciles u gjykua e papranueshme përjashton apriori çdo aludim për abuzim”, thekson zoti Pollo.

Më tej, theksohet se zoti Balla duhet më parë të japë sqarime se perse në tetorin e vitit të shkuar nuk i është përgjigjur ftesës së inspektoriatit të lartë të deklarimit të pasurive për të provuar akuzat e lëshuara ndaj Ministrit Pollo në një seancë parlamentare. Fakt ky, që sipas deklarates, faktohet nga vetë ky institucion.

Interneti, Balla padit Pollon

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim për ndjekje penale ndaj ministrit për Inovacionin dhe Teknologjinë, Genc Pollo.

Sipas deputeti soacialist, ministri Pollo ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe shkeljes së barazisë në tenderin për ndërtimin e rrjetit kombëtar të internetit me shpejtësi të lartë.

Në materialin e plotë dorëzuar prokurorisë, deputeti Balla argumenton se ministri Pollo, pasi ka zhvilluar tenderin e shtyrë disa herë, me një urdhër të datës 29 shkurt të këtij viti, ka mbyllur proçedurat për të realizuar qëllimisht dështimin e tenderit.

Këtë konkluzion deputeti Balla e nxjerr përmes disa dokumentave. Më kryesori i referohet një urdhëri të nxjerrë nga vetë ministri Pollo.

Sipas Ballës, në këtë urdhër thuhet se mbyllja e tenderit pa asnjë fitues bëhet pasi një leje e tillë për ndërtimin e rrjetit kombëtar të internetit me shpejtësi të lartë është dhënë më parë nga Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe dhënia e kësaj lejeje ka shkelje proçeduriale dhe impakte negative.

Ky fakt i dhënë nga vetë ministri Pollo, thotë në kallëzim deputeti Balla, konfirmon dyshimin se proçedura e ndjekur nga Ministria e Inovacionit ka paracaktuar dështimin e tenderit ndërkombëtar, me qëllim favorzimin e një subjekti privat që në fillim.

Një fakt i dytë i rëndësishëm, thote në kallëzimin e tij deputeti socialist, që e rëndon ministrin Pollo lidhet me kriteret e tenderit.

Sipas deputeti Balla, janë përcaktuar kritere financiare fikse për fituesin, si për shembull ato që të ketë gjatë tre viteve të fundit 300 milionë euro xhiro apo 5 milionë euro në bankë. Deputeti socialist i cilëson këto shkelje të ligjit për barazinë e pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Por kallëzimi i deputetit socialist thellohet më tej kur kërkon nga prokuroria që ministri i Novacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo duhet të hetohet edhe për korrupsion pasiv, pasi sipas tij verpa penale për të cilën ai akuzohet janë me dëm ekonomik dhe krijojnë mundësi për përfitime të paligjshme.

Top Channel