Partitë nuk dorëzojnë zgjedhjet

27/03/2012 00:00

Në ditën, kur u diskutuan opsionet e reformimit të administratës
zgjedhore, një nga pikat kyçe të procesit elektoral dhe ndoshta më e
rëndësishmja, tryeza e organizuar nga OSBE me Komisionin e Reformës
Zgjedhore dhe shoqërine civile, u zhvillua pa kamera, por me praninë e
vazhdueshme të gazetarëve.

Ajo qe u be e qarte qe ne fillim eshte se mazhoranca dhe opozita ende nuk kane ndonje ide perfundimtare sesi do te zbatojne rekomandimin nr.3 te OSBE-ODIHR për të konsideruar mundësinë e rishikimit të formulës mbi përbërjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në mënyrë që të rritet besimi në pavarësinë e tij dhe në zbatimin e paanshëm të Kodit Elektoral.

Modelet e prezantuara nga ekspertet e huaj ishin te ndryshme per vende te ndryshme. Duke nisur qe nga pavaresia e plote, tek modeli miks dhe tek organizimi i zgjedhjeve plotesisht nga qeveria. Ky i fundit ishte nje propozim qe iu sygjerua Komisionit te Reformes Zgjedhore nga ish-kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, por qe nga nderhyrjet e dy bashkekryetareve te komisionit te Reformes Zgjedhore, u kuptua se ky nuk eshte nje opsion i pranueshem, te pakten jo per zgjedhjet e 2013-es.

Ajo qe doli ne pah nga nderhyrjet e dy bashkekryetareve, demokratit Ilir Rusmali dhe socialistit Damian Gjiknuri ishte opsioni i pandryshueshem i dy forcave te medha politike, per te patur kontroll te plote mbi procesin zgjedhor.

Ky opsion nuk le shume hapesire per ndryshim radikal te administrates zgjedhore, gje qe ne fakt u paralajmerua nga zoti Rusmali kur e hapi mbledhjen me frazen se: “nese dje, kur u shqyrtua numerimi elektronik i votave u diskutua per Shqiperine futuriste, sot disktohet mbi Shqiperine realiste”.

Ne fakt, realiteti elektoral ne Shqiperi, ka treguar se jane partite politike ato qe me urdhrat e tyre kane ne dore te bllokojne, vonojne dhe cenojne procesin ne cdo nivel te administrimin te zgjedhjeve, nga Komisionet e Qendrave te Votimit deri tek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Per socialistet ky institucion eshte pika e dobet e procesit dhe siç tha Damian Gjiknuri eshte nje model i deshtuar, qe duhet reformuar. Se si, kjo nuk eshte e percaktuar. Por, siç thote Ilir Rusmali, çdo model mund te jete i deshtuar, persa kohe politika nuk ndryshon sjelljen e saj ndaj ligjit dhe insitucioneve, te ngritura ne menyre konsensuale.

Meqe sistemi i administrimit te zgjedhjve nuk do te ndryshoje ne thelbin e tij, pra do te vazhdoje te kete kontroll maksimal nga partite, rekomandimi kyç qe duhet zbatuar per zgjedhjet e ardhshme eshte rekomandimi numer një i OSBE-ODIHR-it: Per te miren e Shqiperise, partite politike duhet te demonstrojne vullnet politik per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike, vullnet qe duhet te jete i krahasueshem me privilegjet e gjera qe partive u jep ligji. Por meqe vullneti nuk mund te perkthehet ne ligj, zgjedhjet e 2013-es do te jene testi kombetar sesa partite politike do te punojne ne interes te Shqiperise duke zbatuar Kodin Zgjedhor.   

Top Channel