Mediu: PD e PS po nxjerrin jashtë loje të vegjëlit

27/03/2012 00:00

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka kundërshtuar ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor. Sipas tij, formulat e propozuara pritet të sjellin fuqizimin e
mëtejshëm të dy partive të mëdha në dëm të partive të vogla, të cilat
po shkojnë drejt daljes nga skena politike.

“Për mua ky është një proçes jotransparent, e dyta cënon në mënyrë të padiskutueshme një monopol të jetës politike, jo për shkak të votës së qytetarëve, por për shkak të formulave tërësisht të shtrembëra që futen në këtë kod për të marrë deputetë partive të ndryshme, për t’ia dhënë dy partive të mëdha”, tha Mediu.

Kryetari i PR shtoi më tej se, këto janë diskutime që bëhen thjesht në aspektin teknik, duke lënë mënjanë një element shumë të rëndësishëm, që është pikërisht barazia e votës së qytetarëve dhe përfaqësimi i tyre i drejtë në Kuvendin e Shqipërisë.

“Mendoj që ka një marrëdhënie tej marrëdhënies së kompromisit normal ndërmjet dy partive dhe nëse ndodh vetëm për kodin, ndodh për shkak të interesit të tyre të përbashkët për të kontrolluar jetën e tyre politike jo në mënyrë të ligjshme”, shtoi Mediu.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Top Channel