Korçë, fëmijët pa shpërblim

27/03/2012 00:00

4860 fëmije nuk kanë marrë ende shpërblimet e lindjes pranë bashkisë së
Korçës edhe pse kjo është një e drejtë e caktuar me ligj për çdo fëmijë
të lindur.

Foshnjat që janë lindur që nga tetori i vitit 2010 në qytetin e Korçës nuk e kanë marrë shpërblimin e lindjes prej 5 mijë lekësh edhe pse interesimi i prinderve per te marre kete shume simbolike ka qene i vazhdueshem.
Përgjegjësja e publikimeve pranë bashkisë së Korçës, Larisa Katundi pohon mungesën e fondeve nga Ministria e Brendshm për shlyerjen e shpërblimeve nga ana e financës në bashkinë e qytetit.

Me një llogaritje të thjeshtë rezulton se bashkia e Korçës duhet të shlyejë rreth 24 milionë lekë ndaj qytetareve te cilet kane sjelle ne jete femijet e tyre.

Top Channel