Komisioni i Reformës Zgjedhore i është afruar dy pikave më të nxehta për
vendimmarrje, reformimit të sistemit të numërimit të votave dhe
administratës zgjedhore.

Sesa të rëndësishme janë këto dy momente te reformes zgjedhore e tregoi prania ne tryezen e organizuar per here te pare nga prezenca e OSBE-së ne Tirane e eksperteve te ODIHR-it, e politikaneve te rendesishem shqiptare dhe natyrisht e perfaqesimit me te larte diplomatik.

Pse jane te rendeishme keto dy ceshtje? E para, e diskutuar ne tryeze eshte mundesia e perfshirjes ne Kodin Elektoral te teknologjive te reja ne zgjedhje. E dyta, ende e padiskutuar ka te beje me pushtetin qe do te kene partite ne administrimin e zgjedhjeve. Te dyja jane pika kyçe per te patur zgjedhje te lira e te ndershme. Dhe meqe nje nga pikat e dobeta eshte numerimi i votave, demokratet dhe socialistet po perpiqen ta zgjidhin me ligj ne nje menyre te re, krejt transformuese per zgjedhjet ne Shqiperi.

Top Channel ka mesuar se megjithese nuk ka ende amendamente te shkruara, mazhoranca dhe opozita jane afruar ne dy koncepte thelbesisht te rendesishme. Identifikimin elektronik te votuesve ne zgjedhje, nje kerkese e hershme e opozites per te mos lejuar votim te pandershem. Dhe koncepti i dyte konsensual eshte numerimi elektronik i votave.

Per ta bere me te prekshme kete koncept dhe per te njohur publikun me perparesite e teknologjise ne numerim, Komisioni kishte ftuar disa kompani nderkombetare, qe u shpjeguan gazetareve menyren e funksionimit te numerimit elektronik. Kjo eshte nje industri gjigante, e perhapur gjeresisht ne bote dhe teknologjia ofron mundesi te ndryshme te numerimit elektronik. Nje kompani britanike, pershembull, mund te nxjerre nje rezultat te besueshem maksimumi brenda 8 oreve. Ndersa nje kompani amerikane, me makinerite e te ciles zhvillohen zgjedhjet ne Shtetet e Bashkuara, ofron per besueshmerise nje rezultat brenda 2 oreve per shkak te proceseve te trefishta te makinerise.

Nje propozim tjeter interesant vjen edhe nga Estonia, nje nga vendet me teknologjine me te zhviluar elektorale. Praktika estoneze propozon votim me internet dhe numerim te menjehershem te votes. Se cili do te jete vendimi per llojin e teknologjise, nuk mund te thuhet ende, por i rendesishem eshte vullneti i paleve per te perfshire teknologjine ne numerimin e votave, qe nese do te rezultoje i suksesshem do te konsiderohet nje nga guret e themelit per zhvillimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme ne Shqiperi.

Diplomatët: Mbyllni reformën

Teknologjia nuk mund te beje mrekullira, nese njerezit qe e perdorin, ne kete rast partite politike, nuk kane vullnet per ta perdorur ate sipas ligjit.

Dhe tek kjo pike shqiptaret, sa here kane bere zgjedhje kane qene gjithmone te kritikuar nga partneret nderkombetare. Tani, ata kerkojne qe palet te rivendosin besimin mes tyre dhe te kryejne te plote, por edhe ne kohe reformen zgjedhore, pa cenuar standardin e produktit.

“Eshte e rendesishme qe te mos behet asgje qe mund te sabotoje zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2013. Eshte e rendesishme te mos vonohet dhe te mos krijohet nje situate, ku reformat kryhen ne minuten e fundit. Duke u vonuar, pala qeverisese ekspozohet ndaj kritikave per kryerjen e gjerave ne nxitim e siper, thjesht qe ato te quhen te mbaruara. Vonesa gjithashtu i jep ze atyre qe kritikojne opoziten per ngecje, per bllokim, se nuk po ben me te miren. Prandaj ky eshte nje moment kritik. Menyra sesi do te kryhet kjo reforme do te kete qartesisht nje ndikim direkt ne progres raportin e Brukselit”, tha ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu.
 
“Zgjidhjet e nxituara të minutës së fundit nuk mund të jenë më alternativë.Me lejoni te them se eshte absolutisht thelbesore per te vendosur ne maksimum vullentin e mire dhe besimin ne proces, ne menyre qe reforma te kete sukses. U sugjeroj te gjitha paleve te angazhohen ne nje proces frytdhenes, i bazuar plotesisht ne dialogun nderpartiak, respektin reciprok dhe bashkepunimin e pakushtezuar”, tha ambasadori i OSBE-së, Eugen ëollfarth.
 
Duke reflektuar edhe gatishmerine e bashkekryetarëve te Komisionit te Reformes Zgjedhore per te punuar me vullnet te mire, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu besim per arritjen e konsensusit ne kohe, sic ndodhi 4 vjet me pare.

“Shpresoj dhe besoj, por edhe ftoj të gjitha forcat politike parlamentare, por edhe aktorë të tjerë që të mundësojnë në kohën e duhur dhe me përgjegjësi profesionale amendamentet e Kodit Zgjedhor, që do të jenë dhe certifikohen me standardet më të larta dhe që plotësojnë shkronjë për shkronjë rekomandimet e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e fundit”, tha Topalli.

Afati i fundit i Komisionit te Reformes Zgjedhore eshte data 30 prill, kohe kjo, qe per ekspertet eshte e mjaftueshme per te perfunduar reformen zgjedhore, gjithnje nese gjithcka shkon mire dhe palet nuk shfaqin sindromin e prishjes se konsensusit ne minuten e fundit. 

 

Top Channel