Tiranë, gratë kërcënojnë me vetëvrasje

26/03/2012 00:00

Shtatë gra kanë kërcënuar mëngjësin e së hënës se do të hidhen nga
tarraca e një pallati të papërfunduar nëse pronari i saj nuk respekton
kontratën e firmosur tre vjet më parë.

Sipas perfaqesuesit të firmave ndertuese Pelivani sh.p.k dhe Ask.sh.p.k, familjaret qe protestojne nuk kane te drejta mbi pronesine e pallatit, pasi trualli ku eshte ndertuar ky pallat nuk eshte ne pronesi te tyre.

Mirepo shtate familje qe kane mbetur pa marre apartamentet e premtuara ne baze edhe te kontrates se firmosur vite me pare pretendojne se u takon siperfaqja e caktuar edhe perpara noteres. Ata thone se kane qene ne proces legalizimi ne momentin qe firmosen me firmen ndertuese Pelivani sh.p.k dhe Ask.sh.p.k.

Pjesetaret e familjeve te grave qe kercenojne me vetëvrasje nese nuk u zgjidhet problemi ndodhen aktualisht ne ambientet e komisariatit numer gjashte ne Tirane, per t’u ballafaquar me pjesetaret e firmës së ndertimit. Me pare ata kishin bere edhe nje kallëzim penal ndaj firmes Pelivani sh.pk.

Top Channel