Shumë emigrantë shqiptarë që punojnë prej vitesh në shtetin grek
rrezikojne te humbin paratë e tyre të depozituara në bankat greke.

Pasi kanë falsifikuar fillimisht dokumentat personale kryesisht në rubrikën e emrit dhe kombësisë, këta persona kanë kryer çdo lloj veprimi ligjor në Greqi. Disa kanë përfituar sigururime shoqërore nën emra të rremë dhe rrezikojnë të mospërfitojnë dot pension për shkak të pamundësisë për të rinovuar dokumentat.

Ne qytetin e Permetit, nenkryetari bashkise Vasil Pano thote se ka patur dyndje te personave qe kerkojne certifikata me kombesi, gje qe eshte e pamundur te realizohet.

Njëherazi sipas informacioneve nga zyrat e Gjendjeve Civile në të gjithë qarkun vihet re një tjetër situatë ajo e kërkesave për ndryshimin e emrave të prindërve që duket se gjithashtu kanë qenë të falsifikuar. Pano thotë se kësaj situatë nuk mund t’i japin zgjidhje institucionet vendore shqiptare dhe as gjykatat. Sipas vetë emigrantëve numri i atyre që janë detyruar prej rrethanave në Greqi të ndryshojnë emrat, kombësitë dhe emrat e prindërve është mjaft i lartë.

2 ndër 5 emigrantë shqiptarë po përballen tani me situata kritike në Greqi për shkak të pamundësisë për të përshtatur dokumentacionin.

Top Channel