Mirditë, nisin zjarret në pyje

26/03/2012 00:00

Dhjetëra vatra zjarri janë shfaqur në pyjet e Mirditës gjatë ditës së
djeshme dhe po vijojnë edhe sot. Flaket jane shfaqur në fshatin Fang te
Mirdite, por ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë Rubik ka bërë që
fillimisht të shuhej zjarri.

Pas largimit te punonjesve te Bashkise, zjarri eshte ndezuar serish. Kryebashkiaku i Rreshenit akuzon se zjarret ishin te qellimshme dhe kerkon qe edhe institucionet e tjera te nderhyjne per te vene situaten nen kontroll.

Problematike eshte situatra ne fshatin Skuraj te Kurbinit. Banoret ndjehen te frikesuar per perkeqesimin e situates, ndersa apelojne per ndihme. Jane djegur tashme dhjetra hektare me pisha ne gjithe zonen.

Top Channel