Korçë, mungojnë certifikatat

26/03/2012 00:00

Prej fillimit të vitit 2012 në Gjendjen Civile të Korçës qytetarët nuk
mund të pajisen me certifikata si pasojë e mosfurnizimit me certifikata
nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Edhe pse jane te domosdoshme per nje sere dokumentash, per qytetaret marrja e certifikatave eshte shnderruar thjesht ne nje odise te gjate pritje, ndersa nga ana e bashkise ky lloj dokumenti eshte huazuar nga bashkite e tjera.

Shpesh qytetaret i drejtohen sporteleve te Gjendjes Civile ne pritje per te marre certifikata te llojeve te ndryshme, por ne vend te ketij dokumenti pajisen me flete formati A4, ku nga punonjeset e gjendjes civile shenohen te dhenat dhe gjenerelitetet e nevojshme.

Ky problem nuk eshte regjistruar per here te pare pasi edhe pergjate viteve te fundit e njejta situate ka krijuar probleme dhe vonesa per qytetaret.

Top Channel